VIDEO/ Ferri përballë nesh: Serbët “qajnë” Kosharen

schedule09:42 - 3 Shkurt, 2021

schedule 09:42 - 3 Shkurt, 2021

Thyerja e kufirit Shqipëri-Kosovë në 9 prill 1999 në Koshare konsiderohet si një ndër betejat më heroike të UÇK-së, e cila mundësoi komunikimin direkt nga territori i Shqipërisë me Kosovën pa pengesa nga ushtria serbe, raporton abcnews.al.

Kjo e fundit pëesoi humbje të mëdha në Koshare, ndërsa sëfundmi në mediat atje është publikuar një dokumentar ku flasin ushtarët që morën pjesë në luftë duke treguar çfarë panë përballë.

Edhe pse me nota lëvduese për “luftën heroike të djemve të Serbisë”, dokumentari nxjerr në pah tmerrin që panë çetnikët serbë përballë UÇK-së dhe ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, e cila në jo pak raste bombardoi pozicionet e tyre nga brenda kufirit.

Jo më kot, dokumentari është quajtur “ferri Koshare”, gjë e cila pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejt nën këndvështrimin e serbëve se çfarë ndodhi atje. /abcnews/a;l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!