Pas dy humbjesh shumë të dhimbshme ndaj Arsenal dhe Basaksehir, Manchetser United është rikthyer të fitojë e të qetësojë lëkundjet e stolit të Ole Gunnar Solskjaer. Përballë sot ishte Everton dhe “Djajtë e Kuq” arritën të fitojnë me shifrat 1-3 në transfertë.
Skuadra e Carlo Ancelottit shënoi e para me Bernard në minutën e 19-të, por përgjigja e United erdhi shpejt. Bruno Fernandes shënoi dy gola të shpejtë në minutat 25 dhe 32 dhe përmbysi dhe mbylli pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë United vazhdoi të ishte këmbëngulës dhe nuk e lejoi skuadrën nga “Merseyside” të ngrihej, madje tundi edhe një herë tjetër rrjetën. Edinson Cavani në minutat shtesë shënoi golin e parë si lojtar i United.
Padyshim njeriu i ndeshjes Bruno Fernandes, me portugezin, që u përfshi të tre golat. Me këtë humbje Everton “rrëshqet” në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa United ngjitet i 13-ti, gjashtë pikë më pak se Southampton i vendit të parë. /abcnews.al
Golat dhe rastet e EVERTON-MANCHESTER UNITED