Manchester United e nis “flakë” kampionatin. “Djajtë e kuq” mposhtën me rezultatin 5-1 Leeds United dhe dyshja Bruno Fernandes – Paul Pogba vazhdojnë të shkëlqejnë edhe këtë sezon.
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ – Perfect start@ManUtd ????? ????? ??/?? ???????? ???? ? ??????????? ??? ???? ?????#MUNLEE pic.twitter.com/sAfoosvp7u
— Premier League (@premierleague) August 14, 2021
Mesfushori portugez ishte autor i tre golave, kurse francezi vetëm njërin prej tyre nuk e “gatoi”. Për golin e parë të kësaj ndeshje u deshën 30 minuta dhe Bruno Fernandes nuk fali brenda zone.
1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë dhe e dyta nisi me surprizën e Leeds. Luke Ayling befasoi me një goditje nga distanca dhe e çoi topin në rrjetë. Festa e tyre zgjati pak.
Paul Pogba “shpiku” një pasim për Greenwood dhe ky i fundit me një goditje diagonal riktheu epërsinë. Më pas e mori skenën sërish Bruno Fernandes, që për 6 minuta shënoi edhe dy gola të tjerë dhe i mbylli llogaritë.
United nuk ishte “ngopur” me aq, pasi Pogba prodhoi një tjetër pasim goli dhe këtë herë ishte Fred ai që ndëshkoi skuadrën e Leeds. 5-1 dhe aty mbyllet gjithçka, edhe pse “Djajtë” tentuan të shënojnë të tjerë deri në fund dhe minutat nuk ishin të pakta në dispozicion. /abcnews.al