VIDEO/ Ferencvaros fluturon me Uzunin, Balaj shënon sërish në Austri

schedule19:37 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 19:37 - 5 Dhjetor, 2020

Ferencvaros fitoi 1-3 në fushën e DVTK dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion në Hungari. Shtatë pikë është diferenca me vendin e dytë, që mbahet nga MOL Fehervar.

E shtunë e bukur për Myrto Uzunin, i cili realizoi golin e tretë të skuadrës së tij. Ishte minuta e 67-të, 25-vjeçari mori një asist Laidouni dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Gol që qetësoi ekipin dhe vulosi triumfin e Ferencvaros, teksa ishte i dyti në kampionat për lojtarin e kombëtares shqiptare. Një tjetër sulmues i kombëtares po kalon një moment të mirë.

Bekim Balaj ka realizuar një tjetër gol në Austri me fanellën e Sturm Graz, që sot triumfoi me rezultatin 0-4 kundër Austrisë së Vjenës. Në minutat shtesë shkodrani nuk fali dhe realizoi golin e dytë në kampionat./abcnews.al