Pushimi i ka bërë mirë Juventusit të Pirlos, që ka gjetur menjëherë golin e barazimit përballë Portos. Miqtë nga Portugalia e mbyllën në avantazh fraksionin e parë të ndeshjes, por bardhezinjtë kanë reaguar.
Cristiano Ronaldo uli bukur një top për Federico Chiesa në minutën e 49-të dhe lojtari i kombëtares italian dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të saktë me të djathtën.
https://streamable.com/6vlyed
Barazim në Torino, teksa kampionëve të Italisë i duhet edhe një gol për të rikthyer baraspeshën totale. Takimi i parë i raundit të 1/8-ve që u luajt në Portugali, përfundoi 2-1 për Portos.
https://streamable.com/pdrl7s
Ndërkohë, pesë minuta pas golit të Juventusit, Porto mbeti me dhjetë lojtarë. Sulmuesi Taremi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda dy minutave dhe tani gjithçka është më e thjeshtë për kampionët e Italisë. /abcnews.al

