Dyluftimet dhe gara sportive në Amerikën Latine janë shumë të forta dhe të ashpra. Një episod i rëndë ndodhi gjatë sfidës së kampionatit brazilian midis Vasco da Gama dhe Bahia, që përfundoi në barazim pa gola.
Un intervento di #Castan leggermente da rosso.
??? pic.twitter.com/GSZG3dmbhK
— Jacopo Aliprandi (@AliprandiJacopo) January 31, 2021
Leandro Castan, ish-mbrojtësi i Romës në Serie A, i cili është pjesë e Vascos prej verës së vitit 2018, kreu një faull të rëndë ndaj portierit kundërshtar Douglas Friedrich në minutën e 80-të.
Leandro Castán vs Douglas Friedrich pic.twitter.com/9s3SnPbOlW
— lances criminosos do futebol (@lancecriminoso) January 31, 2021
Ky i fundit mori një goditje të fortë me taka në fytyrë, siç dallohet në videon e mëposhtme. Karton i kuq për Castan dhe pesë qepje në fytyrë për portierin 32-vjeçar, i cili kaloi momente tmerri. /abcnews.al

