VIDEO/ Fanatics u prenë “Luleshtrydhen”, lojtarët e Yllit të Kuq i dedikojnë fitoren

schedule08:54 - 26 Gusht, 2020

schedule 08:54 - 26 Gusht, 2020

Crvena Zvezda triumfoi kundër Tiranës me rezultatin 1-0 dhe u kualifikua në raundin e tretë të Champions League. Serbët hasën në vështirësi dhe ishin me fat, pasi kampionët e Shqipërisë patën disa raste të pastra shënimi dhe ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe. Gjithsesi në fund u kualifikuan dhe për Marko Gobeljic, mbrojtësin e djathtë, ata merituan gjithçka.

“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Në fund të lojës disa u shtrinë në fushë, kurse ne kishim bërë më të mirën. Sinqerisht e prisnim një ndeshje si kjo. Terreni dukej si një qilim, por pas 10 minutash në qendër dhe në skaje nisi të copëtohej. Gjithsesi fusha ishte njëlloj për të dyja ekipet. E rëndësishme është që u kualifikuam.

E nisëm mirë ndeshjen, luajtëm shkëlqyeshëm 10-15 minutat e parë. Më pas ramë. Më vonë e rritëm sërish ritmin dhe shënuam në pjesën e dytë. E bëjmë shpesh këtë dhe e merituam kualifikimin”, është shprehur pas ndeshjes Gobeljic, shkruan “Kurir”.

PROVOKIMI – Fanatics, para ndeshjes me Crvena Zvezda i provokuan rivalët e tyre me një flamur të modifikuar që ultrasit serbë e përdorin në nder të Marku Ivkovicu. “Luleshtrydhja”, siç thërritej ultrasi serb i vrarë disa vite më parë gjatë një ndeshjeje basketbolli, sillej nga Fanatics e prerë.

Gobeljic, pas ndeshjes, i informuar përmes mediave për atë që kishte ndodhur, ia dedikon pikërisht “Luleshtrydhes” fitoren.  “Unë do të dëshiroja t’ia kushtoja këtë fitore Marku Ivkoviću, në emër të të gjithë lojtarëve”, shprehet mbrojtësi. Edhe portieri i Crvena Zvezda, në fund të ndeshjes shfaqet në videon e publikuar nga klubi serb duke thënë “Luleshtrydhja jeton”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CEUyfFWgnVq/?utm_source=ig_web_copy_link