VIDEO | Familje perfekte, CR7 dhe Georgina “shijojnë” izolimin

schedule19:18 - 17 Maj, 2020

schedule 19:18 - 17 Maj, 2020

Familja e Cristiano Ronaldos, duket më e lumtur se kurrë. Një video e publikuar nga partnerja e yllit portugez, Georgina Rodriguez, tregon qartë lumturinë e familjes prej 6 anëtarësh.

Ronaldo bën sikur po dhunon partneren e tij, ndërsa katër fëmijët, e largojnë duke mbrojtur nënën e tyre. Video fantastike, mbi të cilën Georgina shkroi:

“Më pëlqen të luaj dhe të kaloj kohë me familjen time, duke shijuar ccdo sekondë. Nëse ka një gjë pozitive nga ky izolim, është vetëm fakti që po kalojmë mirë me njëri-tjetrin 99% të kohës.

Momente të vogla si këto, më bëjnë të dua gjithmonë e më shumë familjen time. Ju dua shumë!”, shkroi Georgina në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!