Ata janë të ngujuar me pacientët, familjarët e stafit të “Infektivit” sjellin ushqime për të afërmit

schedule12:06 / 25/03/2020

Spitali Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza është kthyer në Spital Covid 1 ku trajtohen vetëm të sëmurët e infektuar me Covid -19.

Gjatë ditës së sotme Ministria e shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur duke e çuar numrin në total 146.

Ndërkohë që numri i të prekurve rritet edhe numri i të shtruarve në spitalin infektiv rritet. Në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë thuhet se 72  pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv 4 prej të cilëve janë në terapi intensive.

ABC News ndjek prej fillimit situatën dhe hyrje-daljet në këtë spital.

Siç shihet në këto pamje të siguruara për ABC News nga gazetarja Glidona Daci, familjarët e mjekëve dhe infermierëve vijnë pranë këtij spitali për të sjellë ushqime për të afërmit e tyre, por edhe batanije e të tjera gjëra.

Stafi mjekësor që ndodhet në vijën e parë në trajtimin e këtyre të sëmurëve është edhe më i ekspozuari ndaj Covid-19 “viktimë” e të cilit ra edhe kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj./abcnews.al

schedule12:06 / 25/03/2020