Kepa Arrizabalaga bëri një tjetër paraqitje “JO” për Chelsea, në sfidën kundër Liverpool. Blutë e Londrës bënë një ndeshje shumë të mirë, por në fund u mposhtën 0-2 nga të kuqtë e Jurgen Klopp, të cilët morën dy dhurata në këtë sfidë.
Goli i parë i shënuar nga Mane me kokë ishte spektakolar, dhe asnjë futbollist i Chelsea nuk ishte fajtor, por në golin e dytë, i gjithë faji rëndon mbi Kepa. Portieri spanjoll ia fal topin sulmuesit senegalez të Liverpool, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.
E sikur të mos mjaftonte gafa e Kepa Arrizabalaga, Chelsea bëri një tjetër “dhuratë” për Liverpool, pasi Jorginho humbi penallti në minutën e 75-të, kur kishte mundësi për të rihapur ndeshjen. Liverpool merr tre pikët, ndërsa Chelsea, duhet të mësojë nga gabimet individuale…/abcnews.al