VIDEO | FA Cup “makth” i Tottenhamit, Leicester dhe Sheffield kualifikohen

schedule17:59 - 25 Janar, 2020

schedule 17:59 - 25 Janar, 2020

Janë mbyllur 6 sfidat e orës 16:00 në FA Cup dhe fokusi më i madh, ka qenë te skuadrat e Premier League. Tottenham i Jose Mourinhos ka bërë një tjetër hap fals në këtë Kupë dhe pasi iu deshën 180 minuta kundër Nottingham Forest, ka dalë barazim edhe kundër Southampton.

Edhe pse Son i kaloi të parët në avantazh të besuarit e Mourinhos, Bouffal barazoi për “Shenjtorët” dhe këto dy skuadra, do të luajnë një ndeshje shtesë, lajm jo i mirë për Mourinhon, duke parë kalendarin e mbingarkuar në Angli.

Leicester City triumfoi ngushtë 0-1 kundër Brentford, falë golit të Iheanachos që në minutën e katërt të sfidës. Norwich mposhti në transfertë ekipin e Burnley, 1-2, ndërsa Sheffield United e pati të thjeshtë përballë Milëall, duke i mundur këta të fundit pastër 0-2.

Newcastle është ndalur në barazim pa gola nga modestët e Oxford United, ndërsa West Ham është eliminuar në mënyrë të turpshme në shtëpi nga West Bromwich, me rezultatin 0-1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!