Basel fitoi 3-2 ditën e djeshme ndaj Luzern dhe siguroi tre pikët e para në kampionat. Goli i dytë u shënua nga Edon Zhegrova, i cili dërgoi topin në rrjetë pas disa driblimeve shumë të bukura.
Performancë pozitive dhe goli i parë sezonal për 21-vjeçarin dardan. Diçka e tillë ka ndikuar që sulmuesi i djathtë i Kosovës të përzgjidhet mes më të mirëve të javës.
https://www.instagram.com/p/CF9X6RpAD1v/?utm_source=ig_web_copy_link
Helvetja Blick ka publikuar formacionin më të mirë të javës së tretë në elitën e futbollit zviceran dhe Zhegrova është pjesë e 11-të lojtarëve që shkëlqyen këtë fundjavë. /abcnews.al