VIDEO | Eurogol i Memushajt, festojnë Veseli me Memollën

schedule19:42 - 21 Shtator, 2019

schedule 19:42 - 21 Shtator, 2019

Ledian Memushaj konfirmon formën e mirë që po kalon në këtë fillim sezoni, diçka që u vë re edhe në ndeshjen e kombëtares kundër Islandës. Vlonjati ka gjetur golin e parë këtë sezon në Serie B, duke evituar humbjen e Pescarës.

“Delfinët” u ndalën në shtëpi nga Entella në barazim 1-1. Miqtë shënuan në pjesën e parë, ndërsa Memushaj barazoi ndeshjen në minutën e 73-të me anë të një goditje dënimi. Gol spektakolar i 32-vjeçarit, i cili ngriti peshë stadiumin. Përballja nuk dhuroi më gola dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Ky barazim e dërgon Pescarën në vendin e shtatë me 7 pikë. Memushaj ka analizuar ndeshjen në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për DAZN.

Ndjejmë shumë keqardhje, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. U treguam të aftë në rikuperimin e disavantazhit, por mund të kishim bërë diçka më shumë për të fituar. Entella ka një ekip të organizuar dhe janë të rrezikshëm në kundërsulme.

Kur nuk e fiton dot ndeshjen, rëndësi ka të mos e humbësh, por e përsëris që kishim mundësi për më shumë. Ka vite që përballem me Entellën dhe ata na ngjajnë në faktin që e kemi nisur nga poshtë dhe kemi zhvilluar një rrugëtim të këndshëm për të mbërritur deri këtu.

Tani do të luajmë në transfertë me Citadellën përballë një kundërshtari të fortë. E dimë çfarë në pret dhe duhet të përgatitemi mirë. Kthjelltësia në metrat e fundit është një pikë ku duhet të përmirësohemi”, përfundoi Ledian Memushaj.

Empoli i Frederik Veselit fitoi 1-0 në shtëpi përballë Cittadellës, duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve pas javës së katërt. Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua si titullar, ndërsa Nedim Bajrami u hodh në fushë në minutën e 74-t nga trajneri i Empolit.

Feston edhe Hysen Memolla në Finlandë. Mbrojtësi u aktivizua si titullar dhe ekipi i tij KPV Kokkola mposhti në shtëpi ekipin e Rovaniem me rezultatin 4-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!