Zhbllokohet ndeshja Juventus-Atalanta. Kampionët në fuqi të Italisë po luajnë në fushën e tyre ndaj ekipit bargamask dhe kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 29-të.
Presingu lart jap efekt te bardhezinjtë, mesfushori Bentancur dhuroi një pasim për Federico Chiesa dhe ky i fundit realizoi një gol shumë të bukur.
Goditja fantastike e 23-vjeçarit në trekëndësh dhe skuadra e Andrea Pirlos në avantazh përballë Atalantës së Berat Gjimshitit (e ka nisur si titullar). /abcnews.al

