Prishtina pëson golin e dytë në Norvegji. Kampionët e Kosovës po luajnë në transfertë përballë Bodo/Glimt, sfida e kthimit e raundit të dytë në Conference League.
Dueli i luajtur në “Fadil Vokrri” u fitua 2-1 nga kampionët e Kosovës. Pasi i dhuroi avantazhin Bodo/Glimt në pjesën e parë, Erik Botheim realizoi një eurogol në minutën e 78-të.
https://streamable.com/15qoy2
21-vjeçari i talentuar nordik, befasoi portierin Eglant Haxho me një parabolë fantastike, që u ndal në trekëndësh. 2-0 për Bodo/Glimt, teksa Prishtina ka pak minuta në dispozicion për të gjetur golin që do dërgonte ndeshjen në shtesa. /abcnews.al