Martin Dubravka ishte heroi i Sllovakisë për disa minuta. Portieri i Newcastle ndali Spanjën të kalonte në avantazh nga penallti.
Ai ndalu sulmuesin Alvaro Morata dhe festoi, por më pas i zhgënjeu shokët e skuadrës me autogolin e shënuar.
https://streamable.com/amewww
Pasi topi u përplas në traversë, ai e devijoi topin si në volejboll drejt e në rrjetë. Komente të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale.
Spanja ka shënuar edhe golin e dytë, me mbrojtësin Aymeric Laporte të Manchester City. Sërish portieri Dubravka ishte protagonist me daljen e tij. /abcnews.al
https://streamable.com/pufkaj