Istanbulspor ka fituar gjysmëfinalen e parë të play-off kundër Erzurumspor me rezultatin 4-2, ndërkohë që të dielën luajën sfidën e kthimit në shtëpinë e tyre.
Nga minuta e parë në fushën e blertë ishin edhe futbollistët shqiptarë, Jetmir Topalli, Valon Ethemi dhe Eduart Rroca. Dy të fundit ishin protagonistë absolutë në këtë duel.
?? Eduard Rroca, Erzurum deplasmanında farkı ikiye çıkardı! #BBEvİST
? BB Erzurumspor 0-2 İstanbulspor ? pic.twitter.com/5dBJYmAvIv
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) May 25, 2022
Ethemi asistoi në golin e parë të Yazgan dhe shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 75-të, ndërsa më parë Rroca (63’) kishte dyfishuar për Isantbulspor.
? Fark üç oldu. Valon Ethemi! #BBEvİST
? BB Erzurumspor 0-3 İstanbulspor ? pic.twitter.com/pwolhyplS7
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) May 25, 2022
Skuadra e tyre është pranë finales së play-off me këtë fitore dhe do bëjnë maksimumin të ngjiten në Superligën e Turqisë. / abcnews.al