VIDEO/ “Është mirë kur shënon vetë”, Meta futboll tek “Gjiri i Lalzit”: Faleminderit çunave!

schedule21:18 - 28 Qershor, 2020

schedule 21:18 - 28 Qershor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me sa duket ka zgjedhur të kalojë këtë fundjave me temperatura të larta, në Gjirin e Lalzit, larg Tiranës së zhurmshme.

Siç shihet në këtë video, kreu i shtetit, i cili njihet për dobësinë e tij ndaj futbollit, ka zgjedhur të luajë me disa të rinj në rërën e plazhit të “Shën Pjetrit”, pikërisht sportin e tij të preferuar, footballin.

Ne nje status ne rrjetet sociale Meta shkruan:

“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.”

Meta shihet të luajë me shumë zell dhe duket të jetë në formë të mirë fizike.

Kreu i shtetit njihet edhe si tifoz i zjarrtë i klubit të njohur skocez, Celtic, simpatinë ndaj të cilit e shpreh shpesh herë edhe në rrjetet sociale.

Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.

Posted by Ilir Meta on Sunday, June 28, 2020

 

 

/abcnews.al