Një ndër mesfushorët më të mirë kuqezi të gjeneratës së tij: Ergys Kaçe është njeriu i golave spektakolarë. Mesfushori luan prej vitesh në elitën e futbollit grek të futbollit, me fanellat e ekipeve më të mëdha.
Një lojtar që edhe pse është shtatshkurtër, është shumë luftarak në repartin e mesfushës. Gjithashtu, edhe golat nuk i kanë munguar, madje ka realizuar disa rrjeta të paharrueshme. Vetë Kaçe, ka hapur arkivat personale dhe ka listuar tre golat e tij më të bukur në karrierë.
Në vendin e tretë sipas 26 vjeçarit, renditet një gol i shënuar me fanellën e PAOK, nga një distancë shumë e largët. Në vend të dytë, supergoli nga goditja e dënimit me fanellën e Shqipërisë kundër Francës, ndërsa goli që është në vend të parë, nuk ka nevojë për koment, thjesht duhet shijuar…/abcnews.al