Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan luajti basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.
Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij dhe duke e shijuar atë.
/abcnews.al