Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit. Ndërsa në Vlorë ka pasur edhe erëra të forta.
Për shkak të erës se fortë që ka prekur prej mëngjesit të ditës së djeshme qytetin dhe po vazhdon ende, në brendësi të bllokut të banimit “Rilindja” është rrëzuar një pemë.
Pema ka rënë pranë segmentit rrugor, ndërsa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor.
Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qenë të lidhura.
Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë, teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të OSHEE për ti larguar nga segmenti rrugor.
/abcnews.al/