VIDEO | Episodi i dhimbshëm në Leipzig, e pëson… kameramani!

schedule20:58 - 16 Maj, 2020

schedule 20:58 - 16 Maj, 2020

Jemi mësuar të shikojmë tifozët në tribuna teksa goditen nga topat e shumtë të gjuajtur nga futbollistët, por për shkak të pandemisë Koronavirus, sot Bundesliga rifilloi pa tifozë, ashtu siç pritet të rifillojnë të gjitha kampionatet e tjera.

Edhe pse nuk kishte spektatorë, personat e goditur me top nuk munguan. Në takimin Leipzig-Freiburg, që u mbyll i barabartë 1-1, një kameraman pas porte pësoi një goditje të fortë në kokë.

Ishte sulmuesi i Leipzig, Adamola Lookman ai që gjuajti fort me të djathtën, me topin që goditi direkt në kokën e kameramanit, duke i hequr dhe kufjet nga veshi. Pamje të dhimbshme…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!