Një episod i frikshëm ka ndodhur në Portugali, më saktë në takimin mes Portos dhe Benficës. Klasikja e futbollit portugez nisi menjëherë me luftë të ashpër dhe me ritëm të lartë.
Mesfushori i Benficës, Adel Taarabt, mori një goditje në fytyrë që në minutën e dytë të sfidës, duke u shembur në tokë pa ndjenja. Sulmuesi i Portos e godet në mënyrë të pavullnetshme me grusht në fytyrë dhe Taarabt mbetet pa ndjenja, duke rënë dhe keq në fushën e blertë.
Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme dhe për fat të mirë, Taarabt u rikuperua plotësisht, me mesfushorin i cili luajti deri në minutën e 65-të në këtë takim./abcnews.al