Enriko Papa rikthehet me këmbë të mbarë për rumunët e Botosani. Mesfushori nga Kuçova ishte vendimtar për skuadrën e tij në transfertë kundër FC Hermannstadt. Ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke qenë heroi.
Në fillimin të pjesës së dytë Papa arriti të gjente rrugën e rrjetës me një goditje me kokë dhe më pas rezultati mbeti i pandryshuar. Për mesfushorin 26-vjeçar ky ishte goli i dytë në kampionat për këtë sezon.
Papa është aktivizuar rregullisht si titullar te Botosani. Kjo ishte ndeshja e dhjetë për të nga formacioni. Mesfushori u transferua në Rumani verën e shkuar dhe po bën paraqitje të mira. Në Superiore ai ka luajtur me skuadra si Apolonia, Bylisi, Tirana, Teuta dhe Lushnja. /abcnews.al