VIDEO/ Engjëll Agaçi thirret në SPAK

schedule18:33 - 14 Tetor, 2022

schedule 18:33 - 14 Tetor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është thirrur ditën e premte në Prokurorinë Speciale (SPAK).

Abc ka siguruar videon në momentin kur Agaçi ka dalë nga SPAk, ndërkohë që ai nuk ka pranuar të flasë për mediat dhe për arsyen se pse ndodhej në këtë institucion të drejtësisë.

Kujtojmë që Agaçi ka qenë një nga emrat më të përfolur nga ana e opozitës në lidhje me inceneratorët.

Lidhur me këto akuza më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!