VIDEO/ Enea Koliçi “hero” për Gjilanin, Prishtina ngec në shtëpi

schedule16:59 - 30 Mars, 2021

schedule 16:59 - 30 Mars, 2021

Prishtina është ndalur në një barazim pa gola me Gjilanin në shtëpi dhe kështu nuk ia ka dalë të ngushtojë diferencën me Dritën dhe Ballkanin, që kanë nga 55 pikë, 4 më shumë se bardhekaltrit e drejtuar nga Zekerija Ramadani.

Skuadra kryeqytetase kishte zbritur në fushën e lojës për të fituar, por nga ana tjetër Gjilani nuk është tërhequr dhe ka luajtur fort deri në minutat e fundit. Prishtina në minutën e 88-të fitoi edhe një penallti, pas rrëzimit të Gledi Micit në zonë.

Polemikat do të jenë të pashmangshme për të, por fatmirësisht portieri Enea Koliçi e ndali mbrojtësin Besnik Krasniqi. Prishtina humbi mundësinë për të fituar dhe tashmë duhet të mendojë për ndeshjet e radhës. /abcnews.al