Ai gol i Vllaznisë ndaj Partizanit duket se ende nuk është harruar nga zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe. Mbrëmë Holanda kishte një rast të ngjashëm ndaj Ukrainës kur mbrojtësi kundërshtar e preku topin me dorë në zonë dhe arbitri Felix Brych e konsideroi penallti, pa pasur nevojë të konsultohet me VAR.
https://streamable.com/tpontr
Pikërisht këtë rast Braçe e krahason me atë të Belicës më Vllazninë, për të cilin Jorgji u mendua rreth 2 minuta dhe i dha penallti Vllaznisë. “Nga ndeshja e Holandës dje. Enea, Enea i Mandit arbitër FIFA-s, arbitër i FIFA-s dhe ky (Felix Brych) dhe totë “jo” këtu”, shkruan Braçe.
Kujtojmë se ai gol i Markut me penallti pas atij rasti të dyshimtë prodhoi polemika të mëdha në kampin e kuq, duke ngjallur reagime të ashpra. Ajo rrjetë ishte fatale për të kuqtë sepse i dhanë lamtumirën titullit kampion, që deri atëherë e kishin në dorën e tyre. /abcnews.al