Italia arriti një fitore të madhe ndaj Belgjikës. Suksesi 2-1 (Barella, Insigne) i dhuroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Euro 2020 kombëtares së kaltër.
E vetmja gjë negative e mbrëmjes së kaluar ishte dëmtimi i Leonardo Spinazzolës. Anësori i majtë i Romës ka këputur tendinën e akilit.
https://streamable.com/bcj32a
Minimalisht katër muaj jashtë do të qëndrojë lojtari, i cili ka marrë një surprizë të bukur nga shokët e skuadrës pas ndeshjes.
Në avion, të udhëhequr nga Federico Bernardeschi, lojtarët e Mancinit i kanë kushtuar kore inkurajimi 28-vjeçarit romanist.
View this post on Instagram
Spinazzola ka thënë fjalët e para pas dëmtimit me anë të një postimi në Instagram. “Të gjithë e pamë çfarë ndodhi, por ëndrra jonë azzurre vazhdon.
Asgjë nuk është e pamundur për këtë grup të shkëlqyer. Di të them që do të kthehem shpejt, jam i sigurt“, shkruan një nga lojtarët më të mirë të Italisë deri tani. /abcnews.al