Dortmundi siguroi kualifikimin në 1/8 e Kupës së Gjermanisë duke triumfuar 1-2 ndaj Bochumit.
Vizitorët ishin më të mirë, natyrisht teksa Emre Can hapi rezultatin në minutën e 46-të të pjesës së parë, duke goditur nga mesi i fushës, me Bochum-in që barazoi në minutën e 64 -të me penalltinë e Stegerit (e dhënë me VAR).
Përgjigja e Dortmundit ishte e menjëhershme, me Reus i cili i dha fitoten.
Goli i Emre Can ishte fantastik, pasi mesfushori me origjinë nga Turqia shënoi nga mesi i fushës. Festa e tij ishte emocionuese, pasi lojtari i Dortmund puthi shiritin e zi që mbante në krahun e djathtë, i cili mbahet në raste zie, si situata aktuale e Turqisë, e cila është prekur nga një tërmet katastrofik dhe që ka marrë mijëra jetë./ h.ll/abcnews.al
Halfway line ↔️ goal line
Emre Can’s first goal of the season was something special ?#DFBPokal #BOCBVB pic.twitter.com/o3ED0yKXHo
— The DFB-Pokal (@DFBPokal_EN) February 8, 2023