Krishtlindjet për këtë janë, për të ofruar paqe e mirësi. Një natë e madhe për besimtarët e krishterë sonte, ndërkohë që ka edhe nga ata që gëzimet i kanë të pakta. Një prej tyre mund të jetë Geoff, një tifoz i Manchester City.
Veç faktit që dy këmbët i ka prerë, kohët e fundit ai ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. BBC Sport i ka bërë atij një surprizë, duke i thënë se do t’i merrnin një intervistë përmes një video-telefonate.
After the year we've all gone through, it's SO nice to see a bit of warmth and kindness.
This is truly special. ❤️
Merry Christmas Geoff and @Pablo_Zabaleta ? pic.twitter.com/IC0umPUfSV
— BBC Sport (@BBCSport) December 24, 2020
Në krahun tjetër Geoff e priste ish-lojtari i Manchester City, Pablo Zabaleta, argjentinasi të cilin i moshuari e pëlqente shumë. I emocionuar ai flet me idhullin e tij për tema të ndryshme dhe në fund merr edhe një dhuratë, fanellën e City të nënshkruar prej Zaballeta. /abcnews.al