Arsenal mposhti 1-2 Sheffield United dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e FA Cup. Ndeshja dhuroi emocione të forta në fund, ku u shënuan dy gola. Sfida u zhbllokua nga Nicolas Pepe në minutën e 25-të. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe kaloi “Gunners” në avantazh.
⚽️ Sheffield United vs Arsenal | Pepe (GOAL!!!) 25′ #SHUARS pic.twitter.com/XBXFBZskcb
— ? Sheffield United 1-2 Arsenal (@D9INE_NEXUS_F1) June 28, 2020
Barazimi erdhi vonë dhe u duk se ndeshja do të shkonte në shtesa. Irlandezi McGoldrick gjeti golin në minutën e 87-të. Sulmuesi përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes mike dhe barazoi shifrat. Gjithsesi, Arsenali gjeti forca dhe realizoi golin e kualifikimit në minutën e parë shtesë.
⚔️ McGoldrick with the enthusiastic celebrations after levelling for Sheff Utd…pic.twitter.com/o0skTmPLt8
— Sporting Life Football (@SportingLifeFC) June 28, 2020
Dani Ceballos lëshoi një diagonale të saktë, mposhti portierin vendas dhe i dhuroi skuadrës së tij kualifikimin në katër më të mirët e FA Cup, trofe të cilin djemtë e Mikel Artetës do të bëjnë të pamundurën për ta fituar. /abcnews.al
Sheffield United-Arsenal 1-2
(McGoldrick 87’/ Pepe (pen) 25′, Ceballos 90+1′)
Super Ceballos!!!#EmiratesFACup #SHUARS pic.twitter.com/lYyNOVZcDz
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) June 28, 2020