VIDEO/ Emigrantët mbërrijnë në Gjadër, erdhën me anijen “Libra”

schedule19:23 - 8 Nëntor, 2024

schedule 19:23 - 8 Nëntor, 2024

LEZHË-Anija e marinës italiane Libra mbërriti këtë të premte për herë të dytë në brigjet e Shëngjinit. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, anija me 8 emigrantë, gjashtë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi u ankorua në port.

Menjëherë pas zbritjes, emigrantët, u vendosën në qendrën pritëse, ku i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor. Transferimi i emigrantëve do te bëhet nën masa të rrepta sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.

Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses. Fillimisht ishin 9 emigrantë tepër zgjedhur për tu sjellë në Shqipëri, por një refugjat nga Bangladeshi është konsideruar shumë i moshuar dhe me gjendje shëndetësore jo të mire për tu transferuar në kampin e Gjadrit.

Ky është grupi i dytë i refugjatëve që mbërrijnë në vend. Grupi i parë prej 12 emigrantësh që mbërritën në Shëngjin në tetor, u kthyen në Itali me vendim të Gjykatës së Romës, e cila kërkonte kthimin e tyre me arsyetimin se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së tyre, janë të pasigurta.

Pas vendimit të gjykatës, qeveria italiane miratoi një dekret. Sipas këtij vendimi, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!