Emanuele Ndoj ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Brescia, këtë herë në kampionat kundër skuadrës së Sudtirol.
Mesfushori, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, po kthehet i mëparshmi me paraqitjet e tij.
Përmes një goditjeje dënimi ai e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 37-të, duke e zhbllokuar ndeshjen, ndërsa më pas Bianchi realizoi golin e qetësisë.