VIDEO/ Elbasani në periudhën më të errët, flasin ish-lojtari verdheblu dhe anëtari i bordit të klubit

schedule21:21 - 29 Maj, 2021

schedule 21:21 - 29 Maj, 2021

Që nga fitimi i titullit kampion në vitin 2006, ekipi i Elbasanit nuk ka përjetuar momente të mira. Dy herë kampionët e Kategorisë Superiore do të luajnë në Kategorinë e Dytë që nga sezoni i ardhshëm.

Për shkak të një sërë problemesh, ekipi verdheblu nuk bën pjesë në elitën e futbollit shqiptar. Një krizë e thellë kjo për futbollin elbasanas, nga e cila nuk dihet se kur do të mbarojë.

Një katastrofë e vërtet për një qytet të madh në zemër të Shqipërisë si dhe një skuadër që është shkollë futbolli në vendin tonë. Në fakt, kriza e futbollit nisi para disa vitesh, kur Elbasani filloi të mos e kishte më të sigurt qëndrimin në Superiore, ku shpesh binte në të Parën.

Mirëpo, tani arriti kulmin me rënien në Kategorinë e Dytë, aty ku askush nuk e mendonte se do të shkonte një ditë. Ish futbollist i Elbasanit, Mihal Gjika shprehet për “ABC” se prej kohësh nuk e ndjek ekipin e zemrës pasi ndjehet i ofenduar për situatën në të cilët ndodhet. Ai tha se duhen investime për ta ngritur skuadrën në nivele të larta

“Pa investime nuk bëhet sport. Duhen marrë disa lojtarë të tjerë. Duhet të paguhen më shumë që Elbasani të ngrihet aty ku I takon”, tregon ai.

Rënien e Elbasanit në kategoritë inferiore, anëtari i bordit drejtues të klubit, Blendi Himçi e cilëson si një ngjarje të rëndë për qytetin. Sipas tij problem kryesor është mos privatizimi i klubit si dhe mungesa e mbështetjes nga bashkia e Elbasanit.

“Në gjithë këto vitë ka zero kontribut nga bashkia e Elbasanit. Ka 1700 punonjës bashkia dhe nuk hedh një fond minimal për ekipin e Elbasanit”, tregon Himci ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!