Pritej fitorja dhe ajo erdhi. “Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të triumfojnë gjysmë-finalen e Superkupës së Spanjës, teksa në “KSU Stadium”, të Rijadit kanë mposhtur, me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke arritur kështu, finalen e madhe të këtij kompeticioni, që do të zhvillohet mbrëmjen e 14 janarit.
Dy gola në pjesën e dytë, fillimisht, nga “bomberi” polak, Robert Leëandoëski, në minutën e 58’-të të sfidës e më tej nga “fantazisti” spanjoll, Lamine Yamal, në minutën e 93’-të të sfidës i mjaftuan skuadrës së teknikut, Xavi, për të arritur një fitore të madhe, e cila i afron akoma dhe më shumë, me trofeun e parë të sezonit.
Siç theksuam edhe më lart, falë fitores së mbrëmjes së kësaj të enjteje, “Katalanasit” e Barelona kapin finalen e madhe të turneut, finalen e cila pritet të jetë një përballje spekaktolare, teksa llogarin se si kundërshtarë të “Blaugranave” do të jenë “Galaktikët” e Real Madrid. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Robert Lewandowski, 1-0:
Goli i Lamine Yamal, 2-0: