VIDEO/ Ekstradohet nga Zimbabve, Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit

schedule15:14 - 14 Qershor, 2025

schedule 15:14 - 14 Qershor, 2025

Loran Dusha, administrator i kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment”, ndërtuese e Inceneratorit të Fierit, është ekstraduar të shtunën nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, për ne vendin tonë, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj 42-vjeçarit Loran Dusha, Gjykata e Posaçme, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrimi  parash”, pasi nga hetimet e SPAK, rezulton se Dusha ka përfituar fonde publike për Inceneratorin e Fierit, në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera.

Dusha, sipas të dhënave të policisë fshihej prej kohësh në Zimbabve, shtet ky ku një tjetër i shumëkërkuar për aferën e Incenertorëve Mirel Mertiri, kishte ngritur një kompani duke tentuar të zbatojë të njëjta procedura si në Shqipëri.

Nëpërmjet kompanisë “Integrated Energy”, e themeluar në Holandë  e kontrolluar nga “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në vitin 2022 shtriu rrjetin e tyre  në ZIMBAVE, ku kërkoheshin 344 milion euro për të ndërtuar një Incenerator.

Në vitin 2022, Loran Dusha, administratori i kompanisë që  mori kontratën për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier, u pyet edhe në komisionin hetimor,  por në atë kohë u përgjigj  duke thënë se “nuk mbante mend”, se ku kishin shkuar 23 milion euro.

Më 23 shtator të vitit 2023, Gjykata e Posaçme, e dënoi Loran Dushën, me katër vite e tetë muaj burg. Po ashtu për aferën e Inceneratorit të Fierit, janë dënuar ish ministri Lefter Koks, Alqi Bllakon dhe 12 të pandehurit e tjerë.

Gjyqi ndaj tij u bë në mungesë, teksa Apeli i GJKKO më pas e riktheu çështjen për rigjykim dhe ende është në proces. Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022.

Sipas hetimeve të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. GJKKO e shkallës së parë kishte dhënë vendimin më , me 12 fajësi dhe 3 pafajësi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!