Gentian Zyberi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut, në qendrën norvegjeze për të drejtat e njeriut, Oslo, Norvegji, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën -Ukrainë-Rusi.
Zyberi në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, theksoi se ky nuk rasti i parë që GJND ndërhyn dhe jep vendime te të tilla ku i kërkon palës pushtuese që të ndalë agresionin.
Sipas tij e veçanta këtë herë është se pala ukrainase në padinë e saj ë Hagë i është referuar deklaratave të bëra nga presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë për dhunën dhe gjenocidin në rajonin e Donbasit.
‘Raste të ngjashme ka patur dhe më përpara. GJND ka dhënë një vendim paraprak, duke i kërkuar Rusisë të pezxullojë këtë operacion sushtarak, i ka kërkuar të dyja palëve mos agravojnë situatën. Raste të tilla ku pala më e dobët i drejtohet GJND-së ka ndodhur dhe më përpara, mes Bosnjë Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi gjatë luftës Ballkanike, ka ndodhur tani më afër mes Gjeorgjisë dhe Rusisë kur ishte konflikti në gusht të 2008-s, në fakt edhe mes Ukrainës dhe Rusisë për një rast tjetër që lidhet me aneksimin e Krimesë në vitin 2014-të, pra nuk është hera e parë që gjykata përballet me këto lloj kërkesash. E veçantë në këtë rast është se Ukraina i është referuar këtyre deklaratave që janë bërë nga presidenti Putin nga zyrtarë Rusë që ata po ndërhyjnë në parandalimin e gjenocidit në zonën e Donbasit’, deklaroi Zyberi.
/Abcnews.al/