Drejtoria Arsimore në Fier u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi ka siguruar pamje ekskluzive nga zjarri, që dyshohet se është i qëllimshëm, por u mbetet hetimeve për të saktësuar nëse është vendosur nga ndonjë punonjës për të djegur dokumentet, apo ndonjë qytetar i pakënaqur që nuk do të jetë pranuar pjesë e sistemit arsimor.
I çuditshëm është fakti që në video, poshtë godinës, pra në hyrje duket një dosje duke u djegur dhe një punonjëse, financierja e DAR pranë saj. Por si përfundoi dosja nga kati i dytë, atje dhe përse punonjësja nuk bën asnjë tentativë për ta shuar.
Sipas policisë është bërë evakuimi i të gjithë punonjësve ndërkohë shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit./ db/ Abcnews.al