VIDEO-EKSKLUZIVE-Momenti i përplasjes mes ish-deputetit dhe biznesmenit në Elbasan

schedule23:59 - 18 Mars, 2021

schedule 23:59 - 18 Mars, 2021

Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e sotme në një lokal në Labinot të Elbasanit.

Në pjesën e videos së siguruar janë disa persona që kanë ndërhyrë për të ndarë Boçin dhe Lucën pas konfliktit fizik. Disa orë më pas të dy palët iu drejtuan prokurorisë.

Ish-deputeti demokrat teksa tregoi shenjat e dhunës në fytyrë akuzoi se biznesmeni e kërcënoi me jetë “më tha do të mbush barkun me plumba”.

Ndërkohë që pala tjetër, pra biznesmeni e akuzoi ish-deputetin për vjedhjen e telefonit, ndërsa kur gazetarët e pyetën nëse kishte prova për dhunën që pretendon nga ish-deputeti, i fyeu.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin pas denoncimeve që ka marrë nga të dy palët duke shoqëruar disa nga personat që ishin prezent në momentin e konfliktit fizik mes Boçit dhe Lucës.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se grupi hetimor nuk e ka sekuestruar videon pasi pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja kanë deklaruar se e kishin dërguar dekoderin në servis për riparim.

/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!