Gazetari i Abc Taulant Kopliku i cili ndodhet në Ukrainë ka sjellë pamje ekskluzive nga bombardimet ruse në Mariupol, ku shihen pasojat e rënda mbi spitalin e fëmijëve.
Siç shihet dhe nga pamjet para spitalit është hapur një krater i madh, ndërsa brenda ambienteve gjithçka duket e shkatërruar.
Nga pamjet e sjella nga gazetari Kopliku vihet re agresioni rus dhe dëmet e mëdha që vijnë nga bombardimet, ku nuk përjashtohen dhe qendrat shëndetësore apo spilarët e fëmijëve, gjë që tregon se lufta po shkatërron çdo gjë.
Sot është dita e 14 e luftimeve në Ukrainë, ku numri i viktimave po rritet çdo moment.
/Abcnews.al