VIDEO/ Ekipi i OBSH-së futet në spitalin e shkatërruar të Gazës

schedule19:26 - 6 Prill, 2024

schedule 19:26 - 6 Prill, 2024

Një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka arritur në spitalin al Shifa në veri të Gazës. Objekti, i cili nuk funksionon më, dikur ishte spitali më i madh në Rripin e Gazës.

Kreu i OBSH-së ndau pamjet e shkatërrimit të marrë nga ekipet në terren. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se spitali tani ishte një “hapësirë e zbrazët me varre njerëzore” dhe shumica e ndërtesave në kompleksin e tij janë “shkatërruar gjerësisht”.

“Edhe rivendosja e funksionalitetit minimal në afat të shkurtër duket e papranueshme. Një vlerësim i thelluar nga një ekip inxhinierësh është i nevojshëm për të përcaktuar nëse ndërtesat e mbetura janë të sigurta për përdorim në të ardhmen”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!