VIDEO/ Ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, nis për herë të parë në histori “Liga Unike” në basketboll për femra

schedule09:59 - 26 Nëntor, 2021

schedule 09:59 - 26 Nëntor, 2021

Për herë të parë në histori ka nisur Liga Unike në basketboll për femra.

Tre skuadra nga Shqipëria dhe  tre nga Kosova do të luajnë në një kampionat të përbashkët ku në fund do të dali edhe skuadra kampione e këtij kompeticioni.

Flamurtari dhe Penza e Pejës janë ndeshur në Vlorë në ndeshjen e parë të këtij kampionati mbarë kombëtar, e cila dhuroi emocione të shumta.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 47-42 për Flamurtarin, por në pjesën e dytë, Penza ka treguar se sa diferencë kanë të dyja vendet në këtë sport, për shkak edhe të lojtarëve të huaja duke arritur të kthejë rezultatin.

Në fund Peza ka arritur të fitojë me shifrat 91-83. Në këtë kampionat përvec Flamurtarit nga Shqipëria marrin pjesë edhe ekipet e Partizanit dhe Tiranës, ndërsa nga Kosova ekipet e Prishtinës dhe Dukagjinit./abcnews.al