VIDEO/ Egnatia merr vendin e parë, rrogozhinasit mposhtin Laçin

schedule16:58 - 23 Shtator, 2023

schedule 16:58 - 23 Shtator, 2023

Egnatia ka marrë një fitore tepër të madhe në fushën e tyre në përballjen ndaj Laçit me shifrat 2-1.

Rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë falë golit të Duamena në minutën e 11’, duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë.

Në të dytën, kanë qenë përsëri vendasit të saktë, pasi shënuan golin e dytë në minutën e 56’ me një kundërslm, ku ish-kurbinasi Spahiu dërgon topin në rrjetë.

Laçi shpresoi deri në fund dhe në minutën e 83’ ishte një autogol i Malotës i cili çoi shifrat në 2-1. Megjithatë, Egnatia nuk lejoi që shifrat përfundimtare të ishin në barazim dhe kështu marrin tre pikë me vlerë, të cilat i dërgojnë rrogozhinasit në vendim e parë me 10 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë të Egnatias

Shikoni golin e dytë të Egnatias

Shikoni golin e Laçit