Galatasaray-Fenerbahce është kryesfida e kampionatit turk të futbollit. Rivaliteti, urrejtja dhe atmosfera që krijohet në derbin e Stambollit është unike. Gjithçka paralizohet kur përballen këto dy ekipe, ndërsa njerëzit ndahen në dy kahe.
Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë një dasme. Siç shihet në video, askush nuk e ka mendjen të vallëzojë apo të ushqehet. Të gjithë celularin ndezur, kufjet në vesh dhe sytë te ndeshja.
Dueli i fundjavës së kaluar nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa Vedat Muriqi, bomberi i Fenerbahces, u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes. /abcnews.al