Eduart Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi me fanellën e Istanbulspor. Fantazisti i është gëzuar triumfit të sotëm dhe golit të nëntë personal, duke e zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 12-të.
Mesfushori është shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij dhe me shumë mundësi sezonin ardhshëm mund të transferohet në Superligë, nëse skuadra e tij nuk ngjitet në elitë.
https://streamable.com/nkxjus
Sot Rrocës, Ethemi dhe Abazajt tentoi t’ua prishte festën një tjetër shqiptar. Arb Manaj shënoi me penallti golin e barazimit të përkohshëm, por në shtesa Istanbulspor realizoi sërish dhe mori tre pikë të arta. /abcnews.al