Zlatan Ibrahimovic nuk ia doli të shpallej golashënuesi më i mirë në MLS. Suedezi i Los Angelos Galaxy shënoi sërish kundër Houston Dynamo në transfertë, ndeshje që përfundoi 4-2 për vendasit.
Një gol fantastik ai i gjigantit të Los Angelos, që përballë tre kundërshtarëve godet bukur me të djathtën dhe dërgon topin në cepin e pakapshëm.
Bomberi i famshëm e mbylli kampionatin në kuotën e 30 golave, katër më pak se Carlos Vela. Meksikani shënoi një trigolësh në fitoren 3-1 të Los Angelos FC kundër Colorado Rapids.
Rivaliteti mes dy lojtarëve ishte i madh këtë sezon. Vela zhvilloi një sezon super dhe ia doli të triumfonte, ndërsa Ibrahimovic vërtetoi edhe njëherë se pavarësisht 38 viteve mbi supe, ai mbetet një futbollist dhe goleador i madh dhe unik, madje edhe kur “humbet”. /abcnews.al