Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Me moshën shumica e njerëzve piqen, por sulmuesin italian që tani luan në Turqi e kanë tradhtuar sërish nervat.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fundit që Adana Demirspor barazoi në shtëpi me Konyaspor të Endri Çekiçit, Sokol Cikalleshit dhe Zymer Bytyqit.
Ezeh u aktivizua në minutën e 57-të në vend të Balotelli dhe sulmuesi italian është kapur nga kamerat duke shfryrë në stolin e rezervave.
Pasi përplas diçka në tokë, ai godet edhe shokun e skuadrës që ndodhet pranë tij. Lojtari tjetër i Adana Demirspor nuk reagoi, duke bërë që të mos niste ndonjë sherr në ato momente. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1431674678461050883