VIDEO/ E rrallë në Europa League, tifozi futet në fushën e blertë pa asgjë veshur

schedule21:56 - 8 Prill, 2021

schedule 21:56 - 8 Prill, 2021

Një rast i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes Granada-Manchester United, sfida e parë e raundit çerekfinal të Europa League. Dy skuadrat po përballen mes tyre në stadiumin “Estadio Nuevo Los Cármenes”, teksa “Djajtë e Kuq” e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Markus Rashford.

Edhe pse tifozët nuk lejohen dhe stadiumet janë të mbyllura, njëri prej tyre ia ka dalë të bëhet protagonist me futjen në fushën e blertë. Episodi ndodhi gjatë minutave të para, teksa personi në fjalë i befasoi të gjithë duke u futur nudo në fushën e blertë.

Ishte minuta e gjashtë e takimit, forcat e sigurisë u gjetën të papërgatitura, teksa arbitri kryesor e ndërpreu ndeshjen për disa sekonda. Tifozi vrapoi në fushe sikur po festonte një gol dhe doli jashtë saj po vetë.

Ndërkohë, policët iberikë kanë hasur probleme të mëdha për ta neutralizuar tifozin edhe pasi doli nga fusha, siç dallohet në video. /abcnews.al