Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | E pëson në fillim e fund, një islandez i heq kryesimin Bayernit

schedule17:26 - 19 Tetor, 2019

schedule 17:26 - 19 Tetor, 2019

Bayern Munchen e nisi keq ndeshjen kundër Augsburgut në transfertë. Djemtë e Kovac pësuan gol që në sekondën e 27-të. Ritcher kaloi vendasit në avantazh dhe në stadium shpërtheu festa.

Kampionët në fuqi reaguan dhe barazuan shumë shpejt. I zakonshmi Lewandovski ktheu në gol një krosim të Gnabry. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa e dyta nisi mbarë për miqtë.

Serge Gnabry lëvizi bukur në krahun e djathtë, u zhvendos drejt qendrës dhe lëshoi një goditje të pakapshme. Bayerni administroi rezultatin në minutat e mbetura dhe ishte pranë fitores, por u surprizua në fund. Islandezi Finnbogason i ardhur nga stoli gjeti golin e barazimit në minutën e dytë shtesë.

Sfida midis Leipzigut dhe Wolfsburgut u mbyll pa fitues. Timo Werner kaloi vendasit në avantazh në minutat e para të pjesës së dytë, por miqtë reaguan me anë të holandezit Weghorst.

Renditja e kampionatit gjerman

Barazim përfundoi edhe Werder Bremen- Hertha Berlin, ndeshje në të cilën Milot Rashica u aktivizua për 87 minuta. Dy ndeshjet e tjera u mbyllen me fitoren e ekipeve vendase. Dusseldorf dhe Union Berlin siguruan nga tre pikë të rëndësishme për garën e mbijetesës. /abcnews.al

BUNDESLIGA – JAVA 8        

Augsburg-Bayern Munich 2-2
(Ritcher 1′ / Lewandovski 14′, Gnabry 49′)

Dusseldorf-Mainz 1-0
(Hennings 82′)

RB Leipzig-Wolfsburg 1-1
(Werner 54′ / Weghorst 82′)

Union Berlin-Freiburg 2-0
(Bulter 1′, Ingvartsen 84′)

Werder Bremen-Hertha Berlin 1-1
(Sargent 7′ / Lukebakio 70′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!