VIDEO/ E pazakontë në Slloveni, trajneri zëvendëson portierin 17-vjeçar pas vetëm 20 sekondash lojë

schedule10:43 - 12 Shkurt, 2024

schedule 10:43 - 12 Shkurt, 2024

Një klub slloven ka marrë vëmendjen e mediave botërore për një rast të rrallë në futboll. NK Rogaska i dha mundësinë për debutim portierit 17-vjeçar, Zan Lorber.

Eksperienca e tij zgjati vetëm 20 sekonda, pasi u zëvendësua nga trajneri i ekipit. Dhe kjo jo për ndonjë dëmtim apo diçka të ngjashme, por thjesht se për trajnerin, Lorber nuk ishte për të nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Tekniku i skuadrës ishte i detyruar ta aktivizonte 17-vjeçarin, pasi rregulli i ri në futbollin slloven parashikon se çdo skuadër duhet të ketë me patjetër një lojtar startues nën moshën 21 vjeç. Ky rregull nuk parashikon se sa gjatë duhet të luajë ky lojtar i kësaj moshe, ndaj ai u zëvendësua menjëherë kur u gjet mundësia./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!